Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 383 prot., i AK, datë 23.05.2024, “Informacion mbi njoftimin e përqendrimit”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e ndryshimit të kontrollit të shoqërisë Immedica Pharma Holding AB.
Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:
Pala blerëse: Poseidon Bidco AB (Goldcup 35050 AB U.N.C) është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Suedisë. Objektivat e shoqërisë janë që, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, të zotërojë dhe menaxhojë aksione dhe letra me vlerë në filialet dhe shoqëritë e lidhura, si dhe të kryejë veprimtari biznesi të pajtueshme me to.
Poseidon Bidco AB zotërohet indirekt nga fondet e investimeve, mjetet dhe/ose të drejtuara dhe menaxhuara nga filiale të ndryshme të KKR & Co.Inc.
Pala shitëse: Impilo No 4 AB është një kompani investimesh e themeluar sipas ligjeve të Suedisë, e fokusuar ekskluzivisht në investime në kompani që operojnë në industrinë farmaceutike, teknologjinë mjekësore, shërbimet shëndetësore dhe industri të tjera të lidhura me shëndetin.
Shoqëria Target: Immedica Pharma Holding AB është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Suedisë. Objektivi i biznesit të shoqërisë është të investojë në shoqëri të fokusuara në mirëqenie dhe ndërmarrje të tjera të lidhura me shëndetin, për të zotëruar, menaxhuar dhe zhvilluar veprimtarinë në këto lloj shoqërish, si dhe fusha të tjera biznesi të përputhshme.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.