Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 461 prot. i AK, datë 26.06.2004 “Njoftim paraprak”, nëpërmjet të cilës është njoftuar mbi rastin e përftimit të kontrollit të shoqërisë SEASIDE RESIDENCE V SHPK nga shoqëria BOLV-OIL SHA.
Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:
Pala blerëse: BOLV-OIL SHA është një shoqëri aksionare me objekt aktiviteti tregti me shumicë të naftës dhe nënprodukteve te saj, operacione të ndryshme portuale, investime kapitale në fushën e ndërtimit, ndërtime të rrugëve, kanalizimeve dhe objekteve civile dhe industriale, import, eksport dhe tregtim me shumicë i materialeve të ndërtimit, transport rrugor kombëtar e ndërkombëtar i naftës, gazit , nënprodukteve, lëndë djegëse, furnizim me karburant për anije të ndryshme në porte, etj.
Shoqëria BOLV -OIL SHA zotërohet 100% nga Z. Behar Çukaj.
- Behar Çukaj zotëron direk dhe indirekt shoqëritë: OLSI SHPK; Porto-Romano OIL SHA; Albdrilling SHA dhe AUTOVISION SHA.
Pala shitëse: GREEN COAST SHPK është një shoqëri me përgjegjësi te kufizuara. Objekti parësor i veprimtarisë së shoqërisë është projektimi, ndërtimi, vënia në shfrytëzim e një kompleksi turistik, një strukture hotelerie dhe e objekteve turistike sezonale në Palasë. Shitja e objekteve me destinacion rezidencial veror dhe/ose administrimi i tyre, si dhe ofrimi i shërbimeve të hoteleri-turizmit në zonën e Palasës, si dhe çdo veprimtari tjetër plotësuese që lidhet direkt ose indirekt me veprimtarinë e sipërpërmendur etj.
Shoqëria GREEN COAST SHPK zotërohet 100% nga shoqëria Balfin-Balkan Finance Investment Group.
Shoqëria Target: SEASIDE RESIDENCE V SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti projektim dhe ndërtimi i objekteve civile apo industriale dhe menaxhimi i zbatimit të projekteve të kësaj natyre për vete dhe për të tretë, veprimtari ekonomike në fushën e turizmit, nëpërmjet ngritjes, operimit dhe administrimit të strukturave turistike pritëse ( akomoduese) dhe të gjitha shërbimet direkte apo indirekte të lidhura me to, si në tregun e brendshëm ashtu edhe ne atë ndërkombëtar, etj.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.