Njoftim për shtyp

Sot në datë 23 janar 2024, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Denar Biba dhe përfaqësues të AK, kanë zhvilluar një takim në zonën e Fierit me blegtorët të cilët prej ditësh janë duke zhvilluar disa protesta të natyrës ekonomike.

Ky takim u zhvillua në kuadër të shqetësimeve të blegtorëve lidhur me uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat përpunuese, ulje kjo e cila sipas tyre tregon për një situatë konkurrence jo të drejtë dhe që ka sjellë krizë financiare duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset.

Autoriteti i Konkurrencës, aktualisht, nëpërmjet vendimit nr. 1045, datë 29.12.2023 e ka vënë nën hetim të thelluar tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit për ndërmarrjet Erzeni shpk, Gjirofarma sh.a, ADG shpk, (Lufra) dhe SHAKA Boboshtice shpk.

Nëpërmjet këtij hetimi por dhe dëgjesave me palët e interesuara dhe të prekura nga kjo situatë, Autoriteti i Konkurrencës do të evidentojë nëse ka apo jo shenja të kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës dhe në rast konstatimi të shkeljeve do të marrë masat përkatëse në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9121 dt. 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

  Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.