Njoftim për shtyp

Në kuadër të promovimit të mëtejshëm të kulturës së konkurrencës, në datën 14.12.2023, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, u zhvillua Workshop-i me temë “Promovimi i mëtejshëm i kulturës së konkurrencës me botën akademike” në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba, përfaqësues të AK, profesorë dhe studentë në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë

Në këtë takim u bë prezantimi i Ligjit Nr. 9121/2003 nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, me qëllim sigurimin e njohurive të nevojshme në fushën e ligjit të konkurrencës. Gjithashtu, u prezantua rasti i përqëndrimit nëpërmjet përfitimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag në tregun e komunikimeve elektronike, si dhe rasti i abuzimit me pozitën dominuese të shoqërisë SGS Automotive Albania SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë, nga përfaqësues të AK. Gjatë takimit kishte diskutime dhe pyetje të ndryshme nga auditori të cilat morën përgjigje nga Kryetari z. Biba dhe përfaqësuesit e tjerë të Autoritetit të Konkurrencës.

Këto workshop-e dhe takime informative/edukuese do të vijojnë të organizohen nga Autoriteti i Konkurrencës jo vetëm në kuadër të sugjerimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022”, por edhe si mision që autoriteti i ka vendosur vetes për promovimin e mëtejshëm të kulturës së konkurrencës përmes intensifikimit të marrëdhënieve me botën akademike për çështjet e rregullimit të tregut.

Shkarko Njoftimin

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content