Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 05.07.2023, mori në shqyrtim tre njoftime përqendrimi.
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA nga shoqëritë BP Holding International B.V. dhe United World Technologies B.V.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shoqërisë Infosoft Systems SHPK nga z. Armand Sharra.
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë AMB Construction SHPK nga shoqëritë AGNA SHA, INFO-Telecom SHPK dhe TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT SHPK.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me me Vendimin nr. 994, datë 05.07.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA nga shoqëritë BP Holding International B.V. dhe United World Technologies B.V; me Vendimin nr.998, datë 05.07.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shoqërisë Infosoft Systems SHPK nga z. Armand Sharra; dhe Vendimin nr.995, datë 05.07.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë AMB Construction SHPK nga shoqëritë AGNA SHA, INFO-Telecom SHPK dhe TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT SHPK.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.