Njoftim për mediat
Mbi memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës (AK) dhe
Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC)
Tiranë 18 tetor 2012 – Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (në
vijim AAC) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me qëllim rritjen e bashkëpunimit
ndër-institucional për lehtësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të këtyre
institucioneve. Ky memorandum u nënshkrua nga Kryetarja e Autoritetit të
Konkurrencës Znj. Lindita Milo (Lati) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (në vijim AAC), z.
Ervin Minarolli, në mjediset e AK.
Rritja e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve është e nevojshme pasi si
synim final të ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë mbrojtjen e bizneseve dhe të
konsumatorëve dhe të interesave të tyre. Interesi publik për stabilitetin dhe sigurinë e
sektorit te aviacionit civil mbetet i veçantë edhe për shkak të problematikës dhe
rëndësisë jetike qe ka ky sektor.
Autoriteti dhe AAC kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së bizneseve dhe konsumatorëve
nga veprimet abuzive në sektorin e aviacionit civil. AAC është autoriteti rregullator dhe
autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin e operatoreve qe veprojnë ne sektorin e
aviacionit civil.
Palët do të bashkëpunojnë për të bërë studime tregu lidhur me gjendjen e konkurrencës
dhe me propozimet për rregullimet ligjore e nënligjore për të përmirësuar situatën
aktuale në këtë treg lidhur me treguesit e konkurrencës.
Të gjitha projektet e akteve nënligjore të nxjerra prej palëve, që lidhen me operatorët e
këtij sektori dhe që referojnë kufizime sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin e
shërbimeve, imponimin e praktikave të njëjta me çmime dhe kushte të shitjes etj, do të
konsultohen paraprakisht me Autoritetin, me qëllim funksionimin normal të sektorit në
përputhje me objektivat e detyrimeve ligjore dhe për të garantuar standardet për një
konkurrencë të lirë dhe efektive.
Autoriteti dhe AAC do të publikojnë dhe/ose shkëmbejnë zyrtarisht të dhëna dhe
informacione, në masën që lejojnë dhe detyrojnë ligjet ku bazohet ky memorandum,
duke respektuar në rast nevoje karakterin e tyre konfidencial, dhe që kanë të bëjnë me
problemet e konkurrencës në sektorin aviacionit civil.
Kjo marrëveshje synon sigurimin e ndihmës reciproke në drejtim të lehtësimit të
shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit midis dy institucioneve. Shkëmbimi i
informacionit dhe bashkëpunimi do të bëhet vetëm nëpërmjet mënyrave të lejuara nga
dispozitat në fuqi që rregullojnë kuadrin ligjor të funksionimit të dy institucioneve;
Ligji nr. 9121 , datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, (i ndryshuar) në pjesën
e pestë të tij, vendos detyrimin e enteve të ndryshme shtetërore që të kërkojnë vlerësimi
e Autoritetit të Konkurrencës për projekt-aktet që mund të sjellin një kufizim apo pengim
të konkurrencës. Gjithashtu, ligji përcakton
bashkëpunimin e Autoritetit të Konkurrencës me entet e ndryshme rregullatorë për
sigurimin e konkurrencës së lire due efektive në sektorët e rregulluar. Në këtë kuadër,
Autoriteti i Konkurrencës ka nënshkruar një sërë memorandumesh bashkëpunimi me
Bankën e Shqipërisë, AKEP, ERE, ERU etj.
Autoriteti është organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta dhe përgjegjës
për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kontrollon rregullat e sjelljes
së ndërmarrjeve, nxjerr akte detyruese për zbatimin e tyre dhe bashkëpunon me
institucionet e tjera shtetërore për sigurimin e rregullave të vendosura për
konkurrencën;
AAC është institucion publik, i pavarur, i cili ka mision kryesor mbikëqyrjen me qellim
garantimin e standardeve ne ofrimin e shërbimeve ne fushen e transportit ajror, te
sigurta dhe te parrezikshme. AAC synon krijimin i një sistemi transporti ajror te
përshtatshëm me zhvillimet e reja dhe me kërkesat ekonomike te Shqipërisë;