NJOFTIM PËR MEDIAT
Tiranë, më 12.01.2017
Mbi monitorimin e Tregut të Gazit të Lëngshëm për konsum familjar dhe biznesin
Autoriteti i Konkurrencës, pas shqetësimit të ngritur nga mediat elektronike dhe të shkruara në lidhje me rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm në treg, i cili në ndryshimet e fundit ligjore për paketën fiskale, ka prekur vetëm përdorimin e gazit të lëngshëm për automjetet, dhe jo përdorimin e tij për nevoja të konsumatorit (rritja e akcizës për këtë kategori është 0 lekë), ka nxjerrë në terren me urgjencë specialistët për monitorimin e tregut sipas nenit 28 të Ligjit 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.
Pas monitorimit dhe vlerësimit të situatës nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës Autoriteti do të procedojë menjëherë me marrjen e masave konkrete, ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë ose pakicë për kthimin e tregut në kushtet e konkurrencës.