Rikthehen kohëzgjatjet e vlefshmërisë së paketave me parapagim në tregun e telefonisë celulare, nga 28 ditë në 30 ditë.

Rikthehen kohëzgjatjet e vlefshmërisë së paketave me parapagim në tregun e telefonisë celulare, nga 28 ditë në 30 ditë, mbështetur në  rekomandimet e dhëna në Vendimin nr. 475, datë 21.09.2017 “Mbylljen e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe dhënien e disa rekomandimeve”.

Në zbatim të këtyre rekomandimeve Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nxori Urdhrin nr. 64, datë 26.03.2018 “Për vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 30 në 28 ditë”, duke rikthyer kohëzgjatjen e vlefshmërisë së paketave me parapagim nga 28 ditë në 30 ditë.

Autoriteti i Konkurrencës e vlerëson zbatimin e rekomandimit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, falë të cilit  u bë e mundur rikthimi i paketave 30 ditore, në përfitim të konsumatorëve të tregut të telefonisë celulare dhe zbatim të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga AK dhe masat rregullatore të ndërmarra nga AKEP, sigurojnë zbatimin e ligjit dhe një konkurrencë të lirë dhe efektive nga ndërmarrjet që operojnë në tregun e telefonisë celulare.

Në vijim Autoriteti i Konkurrencës do të vazhdojë monitorimin e ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive.

Për më shumë informacion, ju lutemi të shikoni dokumentin bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

AK_-_NJOFTIM_PR_MEDIAN_-_Rekomandimet_pr_operator…

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.