15 vjetori i Autoritetit të Konkurrencës

Konferenca “Konkurrenca dhe Sipërmarrja”

Të enjten më datë 14.11.2019, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij, Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar Spanjoll për Tregjet dhe Konkurrencën, organizuan Konferencën me temë “Konkurrenca dhe Sipërmarrja”

 

Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe mbajtën fjalën emra të politikës si Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zj. Vasilika Hysi, Ministri I Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi, si dhe Sekretari i Parë i Seksionit për Zhvillim Ekonomik dhe Social i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Andrea Vera.

Në të morën pjesë edhe përfaqësues të enteve rregullatore ose organizatave, si vendase ashtu edhe të huaja si Enti Rregullator i Ujit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë, dhe Fondacioni Ibero-Amerikan dhe Ndërkombëtar për Administratën dhe Punët Publike.

 

 

Me anë të këtij aktiviteti u krye gjithashtu lançimi i projektit të binjakëzimit IPA me titull “Forcimi I mëtejshëm i kapaciteteve të Autoritetit të Konkurrencës për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në treg”, ku u krye një prezantim mbi objektivat të cilat synon të realizojë dhe fushat të cilat do të prekë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.