Njoftim për media

Autoriteti i Konkurrencës nisur nga disa keqinformime në median e shkruar, lidhur me vendimin nr. 706, dt. 10.09.2020 “Për mbylljen e hetimit të përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë; dhënien e disa rekomandimeve për MASR, INSTAT, IAL-të publike dhe private, si dhe dhënien e disa detyrimeve për IAL private”, kërkon të saktësojë si më poshtë:

Hetimi i Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë është hapur nëpërmjet vendimit nr. 573, dt. 26.11.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit të Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë”.

Në paragrafin e dytë të vendimit, thuhet shprehimisht se: “Arsyeja e hapjes së hetimit është për të analizuar nivelin e konkurrencës në tregun e ofrimit të shërbimit të arsimit të lartë”.

Nëpërmjet vendimit nr. 706, dt 10.09.2020: janë dhënë rekomandimet respektive për MASR, INSTAT dhe IAL-të publike e private.

MASR i është rekomanduar kryerja e një studimi tregu për përcaktimin e nevojave të tregut për specialistë, si dhe hartimi e propozimi i një kuadri ligjor lidhur me financimet e IAL-ve private.

Aspekte të tjera si: përqindja e studentëve të cilët nuk kalojnë vitin, mesatarja e notës lëndore, numri i pedagogëve apo periudha e regjistrimit të studentëve, nuk janë objekt i hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do kërkojë respektimin e rregullave dhe parimeve për sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e Arsimit të Lartë.

Arsyetimi i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës është i qartë dhe i plotë, dhe nuk lë vend për keqkuptime apo keqinterpretime, prandaj i sjellim në vëmendje medias që vendimet e Autoritetit t’i konsiderojë si përfundimtare dhe pa nënkuptime.

 

Njoftim_media

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content