Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes të aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 “Mbi Autorizimin e përqëndrimit të rezlizuar nëpërmjet shitblerjes së aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e shërbimeve bankare.

OTP Bank Nyrt është shoqëri aksionare hungareze. Aktivitetet e saj janë ndërmjetësimi monetar si dhe qira financiare, aktivitete të tjera të shërbimeve financiare; brokerimi I kontratave të letrave me vlerë; konsulencë fiskale; qiradhënia dhe operimi I pasurive të paluajtshme në pronësi ose me qera.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.