Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë

Me vendimin nr. 526, datë 14.06.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë”, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë për periudhën kohore nga 1 janar 2016 deri në 31 maj 2018. AK është përpara dyshimit të arsyeshëm që dy nga bankat më të mëdha në tregun e kredidhënies mund të paraqesin sjellje abuzive në lidhje me zbatimin e kushteve të ndryshme për veprime të njëjta tregtare me palët në shërbimin e ndërmjetësimit në sigurimin e jetës dhe jo jetës.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link- un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.