Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.562, datë 25.10.2018 “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve” konstatoi abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun përkatës, dhe vendosi gjobë në masën 5.69% të xhiros totale të ndërmarrjes për vitin paraardhës.

Me anë të këtij vendimi iu rekomandua gjithashtu Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që ndër të tjera të liberalizojë tregun në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse pjesa më e madhe e vëndeve të BE, si dhe plotësimin e akteve ligjore dhe nënligjore duke përcaktuar qartë rolin e organeve shtetërore në lidhje me marrëdhëniet midis ndërmarrjes Koncesionare, që ka në menaxhim dhe administrim infrastrukturën e QKT-ve dhe mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis tyre nga organet rregullatorë.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.