1. Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ka si objektiv kryesor mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit fundor.
2. VKK nr. 685 dt 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore (dezinfektant, alkool dhe maska)” ka patur si qëllim të ndërpresë sjelljet që janë në kundështim me ligjin, konkretisht:
a. ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.
b. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.
c. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit
Nga vlerësimi i zbatimit të këtij vendimi rezulton se ndërmarrjet që operojnë në tregun përkatës kanë rritur çmimet në mënyrë të padrejtë.
3. Gjobat e vendosura nëpërmjet vendimit nr 717 dt. 15.10.2020 të Komisionit të Konkurrencës ndaj ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit të produkteve: maska, xhel dezinfektant, alkool dhe termometër (produkte paramjekësore) janë nominale dhe jo en-block. Termi “produkte parafarmaceutike” bën pjesë në terminologjinë e konkurrencës.
4. Me vendimin nr. 717 dt 15.10.2020, Komisioni i Konkurrencës në pikën IV vendosi se:
“Zbatimi i Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore” si dhe zbatimi i pikës I, II, III të këtij vendimi do të hyjë në fuqi pas inspektimeve që do të kryhen nga Autoriteti i Konkurrencës”.