Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit Nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka për qëllim ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive ne treg, duke përdorur si mjet përforcues vendosjen e gjobave në bazë të neneve 73 dhe 74 të këtij Ligji.
Në këtë kontekst, AK në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ka ekzekutuar 7 vendime të Komisionit të Konkurrencës të dhëna në periudhën kohore 2020-2021, duke derdhur në Buxhetin e Shtetit shumën prej 7.627.883,00 Lekë.
AK do të vijojë të jetë i impenjuar maksimalisht në luftën kundër shkeljes dhe cënimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke paralajmëruar cdo shkelës të konkurrencës se do të gjobitet në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.