Përftimi i kontrollit të shoqërisë Newco Ferronikeli Complex LLC dhe filialit të saj nga shoqëria Yildirim Kosovo Mining Investments L.L.C.

Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Newco Ferronikeli Complex LLC dhe filialit të saj nga shoqëria Yildirim Kosovo Mining Investments L.L.C.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 445 Prot., i AK, datë 23.06.2022 “Depozitimi i Njoftimit për përqendrim në lidhje me transaksionin e shit-blerjes midis Yildirim Kosovo Mining Investment LLC dhe NKL Limited”, nëpërmjet të cilës është njoftuar transaksioni i përftimit të kontrollit të shoqërisë Newco Ferronikeli Complex LLC dhe filialit të saj nga shoqëria Yildirim Kosovo Mining Investments L.L.C. Palët në marrëveshje janë:

Blerësi: Yildirim Kosovo Mining Investment L.L.C., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, e krijuar si një ndërmarrje me qëllim të veçantë (SPV) për realizimin e këtij transaksioni.

Yildirim Kosovo Mining Investment L.L.C. është pjesë e Grupit Yildirim, grup që operon në një numër të madh industrish si: metalurgji dhe miniera, qymyre dhe coke, energji, plehra kimike ose fertilizues dhe kimikate, menaxhim porti, transport, logjistik etj.

Grupi Yildirim është aktualisht aktiv në Shqipëri përmes filialit të zotëruar tërësisht prej tij: Yildirim Albania Mining Investments SHPK, e cila zotëron 100% Albchrome Holding SHPK dhe Albanian Energy Supplier 2 SHPK. Albchrome Holding SHPK zotëron plotësisht: Albchrome SHPK dhe Vllahen Mining SHPK.

Shitësi: NKL Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe e organizuar sipas ligjeve të Mbretërisë së Bashkuar. NKL Limited është një shoqëri holding e cila nuk kryen aktivitet tregtar, por ushtron kontrollin e vetëm dhe të drejtpërdrejtë mbi targetin Newco Ferronikeli Complex L.L.C. dhe kontrollin indirekt mbi filialin në Shqipëri, Newco Ferronikeli Complex SHPK.

NKL Limited zotërohet në pjesën më të madhe të saj nga Balfin – Balkan Finance Investment Group SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt të veprimtarisë: investimi në instrumente financiare; investime në pasuri të paluajtshme dhe në asete (të prekshme apo të paprekshme); ofrimi i shërbimeve të konsulencës për shoqëritë e kontrolluara prej saj dhe/ose të tretë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në territorin e Republikës se Shqipërisë dhe jashtë saj. Pjesa tjetër e aksioneve të NKL Limited zotërohet nga aksionarë të tjerë.

Target: Newco Ferronikeli Complex L.L.C. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, e cila kryen veprimtari në sektorin minerar dhe kryesisht në nxjerrjen, prodhimin dhe tregtimin e produkteve minerale jo-metalike, nxjerrjen e torfës, prodhimin e hekurit dhe çelikut bazik dhe prodhimin e aliazheve të hekurit. Newco Ferronikeli Complex L.L.C. kontrollon interesin në aksionet e filialit të saj në Shqipëri, të cilin e zotëron plotësisht, Newco Ferronikeli Complex SHPK.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të Ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_per_shtyp_3_1

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });