Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 06.10.2022, mori në shqyrtim përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Trasporti Romagna S.p.A nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.P.A dhe FIS S.r.l.
Përqendrimi i njoftuar nuk krijon mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjelli asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.912, datë 06.10.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Trasporti Romagna S.p.A nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.P.A dhe FIS S.r.l.
Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al/ .