Integrimi në BE, në fokus “Politika e Konkurrencës”

Pas hapjes së negociatave me Shqipërinë në muajin Korrik 2022, po zhvillohen në  Bruksel takimet përkatëse me fokus Kapitulli i 8 “Politika e Konkurrencës”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë dhe udhëheqjen e Autoritetit të Konkurrencës.

Në këtë kuadër, grupi negociator shqiptar kryesohet nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba, si dhe përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shqiptare, pjesë e grupit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian .

Në  takimin e sotëm fokusi ishte ndër të tjera në shpjegimin e standarteve të legjislacionit të BE, si dhe në përafrimin e akteve: “Udhëzimin e Komisionit për zbatimin e mekanizmit të referimit të përcaktuar në nenin 22 të Rregullores së Bashkimit për disa kategori të rasteve 2021/C 113/01”; Rregulloren e Komisionit (BE) 2022/720 të datës 10 maj 2022 mbi zbatimin e nenit 101(3) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian ndaj kategorive të marrëveshjeve vertikale dhe praktikave të bashkërenduara; Kuadri i përkohshëm për vlerësimin e çështjeve antitrust që lidhen me bashkëpunimin e biznesit në përgjigje të situatave emergjente që rrjedhin nga shpërthimi aktual i COVID-19, dhe për pjesën e Ndihmës Shtetërore .

Ky takim shpjegues informativ u zhvillua në  një  frymë  shumë  pozitive dhe celi siparin e takimeve të  ngjashme ndërmjet përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë që  mbulojnë kapitullin 8 “Politika e Konkurrencës” dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, në  kuadër të procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE. Takimi i rradhës do të zhvillohet gjatë muajit Mars 2023.

 

Njoftimi_per_shtyp_bruksel

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content