Mbyllja e Hetimit Paraprak në tregun e tregtimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Nelly” SHPK

Autoriteti i Konkurrencës pas hapjes së procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumrave për bukë dhe nën produktet e saj, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Nelly” SH.P.K, mblodhi informacion dhe kreu investigimet e nevojshme. Pas vlerësimit të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës hetimore si: dokumentacionit të administruar gjatë inspektimeve, dokumentacionit të dorëzuar nga ndërmarrja nën hetim, dokumentacionit të sjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti i Konkurrencës nuk konstatoi elementë të abuzimit me pozitën dominuese në tregun përkatës. Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 14.09.2017, me Vendimin nr. 472 datë 14.09.2017 vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit paraprak në këtë treg pasi nuk konstatoi shkelje të ligjit të konkurrencës, në bazë të nenit 9 të Ligjit Nr. 9121/2003. Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.