Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, mori Vendimin nr. 859, datë 21.01.2022, për dhënien e disa rekomandimeve Entit Rregullator të Ujit (ERRU) mbi aplikimin për miratimin dhe unifikimin e tarifave për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Mallakastër SHA.

Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Mallakastër SHA, ka propozuar pranë ERRU, aplikimin e një tarifë të miratuar dhe të unifikuar në të gjithë zonën e shërbimit.

Nga vlerësimi i konkurrencës “Mbi miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Mallakastër SHA”, Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë ERRU si vijon:

a) Të bëhet transparente në faqen e web-it të ERRU –së e gjitha praktika e vlerësimit dhe miratimit të tarifave për UK Mallakastër SHA.
b) Tarifat që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen UK Mallakastër SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mos diskriminimit,
c) ERRU të kërkojë nga UK Mallakastër SHA, ndarjen e kostove për të dyja shërbimet e ofruar, paraqitjen e subvencioneve të përfituara duke njoftuar Autoritetin e Konkurrencës brenda 90 ditëve për realizimin e këtij rekomandimi.
d) ERRU të kryej auditimin (verifikimin) vjetor të përputhshmërisë në sistemin e llogaritjes së kostos. Të bëj transparente përshkrimin e sistemit të llogaritjes së kostos duke përfshirë dhe subvencionet dhe investimet e përfituara.
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 859, datë 21.01.2022 në caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.