Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, mori Vendimin nr. 856, datë 21.01.2022, për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Star Parking Albania SHPK në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport).

Ndërmarrja Star Parking Albania SHPK, nëpërmjet “Marrëveshjes së amenduar dhe rikonfirmuar për parkimin e makinave dhe shërbimin e karrocave” me TIA, është subjekti i vetëm që menaxhon facilitetet e parkimit dhe shërbimet e karrocave pranë TIA.

Përgjatë procedurave të hetimit paraprak u konstatua se ndërmarrja Star Parking SHPK, në vitin 2020, ka trefishuar çmimin për telepas duke e argumentuar me rritjen e shpenzimeve të riparimeve dhe të mirëmbajtjes përgjatë atij viti. Megjithatë, Star Parking SHPK nuk ka vënë në dispozicion informacion mbi kostot e lidhura specifikisht me telepaset, në mënyrë që të bëhet një analizë objektive nëse ka një abuzim me pozitën dominuese nëpërmjet vendosjes së çmimeve të padrejta të shitjes. Star Parking SHPK ka përcaktuar kushte të pabarabarta në kontratat e qerasë të lidhura me ndërmarrjet të cilat operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve nga TIA (shërbim autobus), që mund të përbëjë një abuzim me pozitën dominuese, nëpërmjet vendosjes së kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Star Parking Albania SHPK në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport).

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 856, datë 21.01.2022 në caa.gov.al

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });