Programi i Transparencës
Programi i Transparencës
Autoriteti i Konkurrencës
HyrjeKuadri ligjor rregullator
Tekstet e plotaBazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e A.P
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime: Neni 26 i Ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", i ndryshuar
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Legjislacion ndërkombëtar: Nuk ka
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit: Nuk ka.
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun
- Koordinatori/Emri mbiemri: Ruela Çashku
- E-mail: ruela.cashku@caa.gov.al
- Nr. i gjelbër: Nuk ka
- Tel: +355 42234504
- Adresa: Rruga "Sami Frashëri", Nr. 4, Kati IV, Tiranë 1004, Shqipëri
- Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30, E Premte 08:00 - 14:00
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP: Nuk ka.
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime: Autoriteti i Konkurrencës nuk ofron donacione apo sponsorizime.
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara: Nuk ka.
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
-
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
- tarifat përkatëse (nëse ka)
- formular aplikimi
- afati kohor
- procedurë ankimimi
- standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi: Nuk ka
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve: Nuk ka
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike: Ruela Çashku, ruela.cashku@caa.gov.al
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP: Nuk ka.
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve: Nuk ka.
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim: Nuk ka.
- Procedura e ankimimit: Nuk ka.
- Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet: Nuk ka.
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte: Projekti i Binjakëzimit IPA
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.