Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Parque Eólico Litueche SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.

Me shkresën nr. 341/5 datë 27.09.2023 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, jemi njoftuar mbi përftimin e kontrollit të shoqërisë Parque Eólico Litueche SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.

Referuar “Marrëveshjes për Shitblerjen e Kuotave”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A është një shoqëri aksionare, e organizuar sipas ligjeve të Kilit, e angazhuar në prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë hidroelektrike. Blerësi zotërohet nga shoqëria Statkraft Chile Inversiones Eléctricas Limitada, shoqëri e grupit Statkraft.

Grupi Statkraft është prezent në Shqipëri përmes dy filialeve të saj, Statkraft Renewables Albania SHPK  dhe Devolli Hydropower SHA., të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Pala shitëse: Plan-8 Energía Infinita Limitada është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Kilit e cila zotëron 100% të kuotave të shoqërisë target Parque Eólico Litueche SpA.

Shoqëria Target: Parque Eólico Litueche SpA është një shoqëri kiliane, e themeluar posaçërisht për të implementuar projektin e një ferme ere në Kili, aktualisht në një stad zhvillimi të avancuar.

Shoqëria target nuk është prezent dhe nuk gjeneron xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content