Rasti: Përftimi i kontrollit të Biznesit Target të shoqërisë Artemis OOD nga shoqëria Smurfit Kappa Bulgaria EOOD.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 449, datë 15.08.2023 “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar për blerjen e një pjese të biznesit të shoqërisë Artemis OOD nga shoqëria Smurfit Kappa Bulgaria EOOD.

Referuar “Marrëveshja e shitblerjes së aseteve dhe pjesës vijuese”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Smurfit Kappa Bulgaria EOOD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Bullgarisë, me objekt aktiviteti: prodhimi i kutive, kasave dhe tabakave të kartonit të valëzuar, makineri prerëse dhe ngjitëse dhe flexoprint.

Smurfit Kappa Bulgaria EOOD nuk është prezente në Shqipëri por ka realizuar xhiro nga shitjet e papërfillshme të produkteve bag-in-box për vitin 2022.

Pala shitëse:

Shitësi 1: Artemis OOD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës së Bullgarisë, e angazhuar në biznesin e prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së paketimeve në kuti (bag-in-box) në Bullgari dhe jashtë saj. Artemis OOD bën shitjen e qeseve për produktin bag-in-box në ushqime.

Shitësi 2: Hel Bul Estate OOD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës së Bullgarisë, e cila operon në tregun e pronave të paluajtshme.

Shoqëria Target: Biznesi Target përbëhet nga biznesi bag-in-box i Artemis OOD dhe pronat e Hel Bul Estate OOD të cilat përdoren në lidhje me një biznes të tillë.

Biznesi Target nuk është prezent dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.