Rasti: Ndryshimi i kontrollit të shoqërisë TIRANA BUSINESS UNIVERSITY SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 33 prot. i AK, datë 10.01.2025 “Njoftim paraprak mbi përqendrimin me përftim kontrolli në zbatim të ligjit nr.9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar, i cili do të realizohet përmes ndryshimit të statutit të shoqërisë TIRANA BUSINESS UNIVERSITY SHPK.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala 1: Balfin – Balkan Finance Investment Group SHPK është një grup i diversifikuar investimesh, i angazhuar kryesisht në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, veprimtarinë minerare dhe shërbimet bankare.

Pala 2: z. A. Hoxha, shtetas shqiptar.

Shoqëria target: TIRANA BUSINESS UNIVERSITY SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti:  ofrimi i studimeve të nivelit universitar dhe pasuniversitar në fushat e ekonomisë, administrimit të biznesit dhe jurisprudencës, etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content