Përftimi i kontrollit të shoqërisë Intenta GmbH nga shoqëria CARIAD SE.

Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Intenta GmbH nga shoqëria CARIAD SE.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është njoftuar transaksioni i blerjes dhe transferimit të të gjitha aksioneve të shoqërisë Intenta GmbH tek shoqëria CARIAD SE.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në marrëveshje janë:

Pala blerëse: CARIAD SE është një shoqëri evropiane, e themeluar në përputhje me legjislacionin gjerman, me objekt aktiviteti: zhvillimin dhe shitjen e zgjidhjeve softuerike për industrinë automobilistike dhe pjesëmarrjen në shoqëri të të gjitha llojeve, veçanërisht në industrinë e softuerit.

CARIAD SE është një filial i zotëruar plotësisht nga shoqëria Volkswagen Aktiengesellschaft, shoqëria mëmë e Grupit Volkswagen. Grupi Volkswagen operon në Shqipëri përmes shoqërive të zotëruar indirekt prej tij: Porsche Albania SHPK dhe Porsche Leasing SHPK.

Pala shitëse: Z. Heiko Cramer dhe Z. Basel Fardi janë persona fizikë, shtetas të huaj, të regjistruar në shtetin gjerman dhe aksionarë të shoqërisë target Intenta GmbH.

Target: Intenta GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në përputhje me legjislacionin gjerman. Intenta GmbH zhvillon dhe integron softuer specifik që janë përbërës të sistemeve (të avancuara) për asistencën e shoferëve dhe përbërës të navigatorëve, që ndihmojnë shoferin nëpërmjet përdorimit të sensorëve dhe algoritmeve.

Intenta GmbH nuk ka aktivitet dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_per_shtyp_CARIAD_SE-_Intenta_GmbH

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content