Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 17.03.2023, mori në shqyrtim rastin e shtyrjes së afatit të përjashtimit nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur ndërmjet shoqërive Philip Morris Products S.A dhe KT&G Corporation.

Periudha e propozuar për shtyrjen e përjashtimit të marrëveshjes, deri më datë 26 tetor 2023, nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në strukturën e tregut të shitjes me shumicë të produkteve pa djegie që përmbajnë nikotinë dhe për këtë arsye miratimi i shtyrjes së përjashtimit nuk do të sjellë efekte mbi konkurrencën në treg.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 966, datë 17.03.2023, vendosi të shtyjë  afatin e përjashtimit nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur ndërmjet shoqërive Philip Morris Products S.A dhe KT&G Corporation, deri në datë 26 tetor 2023.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

 

Njoftim_per_shtyp_10

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content