Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 21.11.2022, mori në shqyrtim aplikimin për miratimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Elbasan SHA.

ERRU ka informuar Autoritetin e Konkurrencës se ka filluar procedurën për shqyrtimin e aplikimit për miratimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Elbasan SHA.

Referuar analizës ekonomiko-financiare të saj, ERRU ka analizuar drejt dhe ka marrë në konsideratë vetëm kostot e justifikuara të paraqitura nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Elbasan SHA, të cilat përcaktojnë nevojat për të ardhura të ndërmarrjes si faktori bazë përcaktues në procesin e miratimit të tarifave, si dhe ka përcaktuar objektivat e performancës tekniko-financiare të shoqërisë. Për përmirësimin e performancës financiare dhe të cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, ndëmarrja UK Elbasan SHA duhet të aplikojë tarifa të orientuara drejt kostos së shërbimeve.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin Nr. 922, datë 21.11.2022, vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit, që tarifat e ndryshuara që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Elbasan SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve, të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit dhe të jenë transparente në faqen e ERRU-së.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al .

 

njoftim_date_21.11.2022

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content