Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.12.2023, mori në shqyrtim njoftimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë FIER Thermoelectric SHA nga shoqëritë DEPA Commercial S.A., GEK TERNA S.A. dhe GENER 2 SHPK.

Ky përqendrim nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1044 , datë 29.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë FIER Thermoelectric SHA nga shoqëritë DEPA Commercial S.A., GEK TERNA S.A. dhe GENER 2 SHPK.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës miratoi me Vendimin nr. 1043, datë 29.12.2023 “Manualin të Procedurave për Sjelljet Antikonkurruese”.

Qëllimi i këtij Manuali është të ofrojë udhëzime praktike për stafin e Autoritetit të Konkurrencës lidhur me kryerjen e procedurave hetimore në zbatim të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Dokumenti synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë e procesit brenda kuadrit ekzistues ligjor dhe procedural, duke përmirësuar kështu efektivitetin e hetimeve për antitrust.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content