Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 22.12.2023, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë WestRock Company nga shoqëria Smurfit Kappa Group plc.
  2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes së kapitalit aksionar të Simon & Schuster (UK) Ltd dhe Simon & Schuster, Inc. nga Century DE Buyer LLC dhe Century UK Buyer Ltd.

Përqendrimet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1039, datë 22.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë WestRock Company nga shoqëria Smurfit Kappa Group plc dhe me Vendimin nr. 1038, datë 22.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së kapitalit aksionar të Simon & Schuster (UK) Ltd dhe Simon & Schuster, Inc. nga Century DE Buyer LLC dhe Century UK Buyer Ltd.

 

Gjithashtu Komisioni Konkurrencës me vendimin nr. 1040, datë 22.12.2023, miratoi Udhëzuesin “Mbi praktikat më të mira për zbulimin e informacionit në bazat e të dhënave, gjatë procedurave hetimore dhe të kontrollit të përqendrimeve të parashikuara në ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është të jap udhëzime se kur dhe si mund të përdoren baza e të dhënave për të zbuluar, në mënyrë të kufizuar, sekrete tregtare dhe informacione të tjera konfidenciale të përfituara gjatë procedurave hetimore dhe të kontrollit të përqendrimeve të parashikuara të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Dokumenti synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë e procesit brenda kuadrit ekzistues ligjor dhe procedural, duke përmirësuar kështu efektivitetin e hetimeve për antitrustin dhe për përqendrimet.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });