Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 875, datë 08.04.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Mooney Group S.p.A. nga shoqëritë Banka 5 S.p.A. dhe Enel X S.r.l.
Mooney Group S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar në bazë të ligjeve të Italisë me objekt aktiviteti ofrimin e shërbimeve nëpërmjet një rrjeti pikash shitjeje të ndërlidhura në Itali (p.sh., shitës duhani, bare dhe stendat e gazetave) dhe nëpërmjet platformave dixhitale. Mooney Group S.p.A. gjithashtu ofron shërbime të biletave dixhitale të transportit në Itali përmes platformës MyCicero.

Banka 5 S.p.A. është një shoqëri aksionare e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Italisë me objekt aktiviteti ofrimin e shërbimeve bankare, si dhe shërbime grumbullimi dhe pagese për shitësit monopol, si p.sh. tregtarët e duhanit.

Enel X S.r.l. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Italisë me objekt aktiviteti fokusimin në zhvillimin e produkteve inovative dhe zgjidhjeve dixhitale në fushat ku energjia tregon potencialin më të madh të transformimit, p.sh., qytetet inteligjente dhe lëvizshmëria elektronike.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Mooney Group S.p.A. nga shoqëria Banca 5 S.p.A. dhe shoqëria Enel X S.r.l.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 875, datë 08.04.2022 në https://caa.gov.al/

 

Njoftim_per_shtyp_Banka_5

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.