Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.05.2023, mori në shqyrtim tre njoftime përqendrimi.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë Shanghai Muchuan Industrial Design Co., Ltd nga shoqëria  CARIAD Estonia AS.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes të aksioneve të shoqërisë Peel NRE Wind Farms (Yell) Limited dhe Peel NRE Wind Farms (No.1) Limited nga shoqëria Statkraft UK Ltd..
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Gruppo Zaffiro S.r.l. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Sarafin S.p.A..

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me me Vendimin nr. 985, datë 24.05.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë Shanghai Muchuan Industrial Design Co., Ltd nga shoqëria CARIAD Estonia AS.; me Vendimin nr. 986, datë 24.05.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes të aksioneve të shoqërisë Peel NRE Wind Farms (Yell) Limited dhe Peel NRE Wind Farms (No.1) Limited nga shoqëria Statkraft UK Ltd.; dhe Vendimin nr. 988, datë 24.05.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Gruppo Zaffiro S.r.l. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Sarafin S.p.A.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

njoftim_per_shtyp_24_maj_2023_Perqendrimet

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content