Përditësimet në Faqen e Autoritetit të Konkurrencës: Thjeshtimi i Procesit të Dorëzimit të Ankesave dhe Rritja e Transparencës për Publikun

Autoriteti i Konkurrencës ka kënaqësinë të njoftojë publikun për disa zhvillime të reja në faqen zyrtare të AK www.caa.gov.al,  të cilat synojnë ta kthejnë faqen web në një platformë sa më miqësore, transparente dhe lehtesisht të arritshme për këdo.

Në kuadër të këtyre përmirësimeve, në faqen e internetit është vendosur një buton i ri me titull “Ankesa”. Ky buton i dedikuar ka për qëllim të thjeshtojë dhe të shpejtojë procesin e dorëzimit të ankesave nga palët e interesuara, duke ofruar mundësinë për të ngarkuar online të gjitha dokumentet e nevojshme. Ky zhvillim synon të bëjë procesin më të thjeshtë, më transparent dhe më efikas për çdo përdorues.

Gjithashtu, në faqen kryesore të Autoritetit është shtuar një funksion i ri që lejon shfaqjen e të dhënave të institucionit në mënyrë grafike, duke ofruar një përmbledhje të qartë dhe të kuptueshme mbi punën dhe performancën e Autoritetit të Konkurrencës. Kjo risi ndihmon publikun për të pasur një pasqyrë më të saktë dhe më të plotë mbi aktivitetin e institucionit.

Një e re tjetër konsiston në krijimin e mundësisë për këdo, për tu abonuar elektronikisht për të marrë në kohë reale njoftimet më të fundit nga Autoriteti i Konkurrencës. Çdokush i interesuar mjafton të regjistrojë adresën e tij të emailit për të marrë direkt njoftimet e fundit për shtyp të Autoritetit të Konkurrencës. Ky shërbim i ri synon të sigurojë që informacionet e rëndësishme të jenë të aksesueshme për publikun në kohë reale.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime më të mira dhe për të forcuar komunikimin me qytetarët, bizneset dhe të gjitha palët e interesuara, duke vendosur transparencën dhe efikasitetin në qendër të veprimtarisë së tij.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.