Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 20.09.2024, mori në shqyrtim 3 njoftime përqendrimi:

  • Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota ECO CLEANING SHPK, nga ortakët themelues të saj shoqëritë ALKO-IMPEX General Construction SHPK dhe 2T SHPK.
  • Përqendrimi i propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë GERMANI S.P.A. dhe filialit të saj TRASPORTI VECCHI ZIRONI S.R.L nga shoqëritë EURIZON CAPITAL REAL ASSET S.G.R S.P.A. dhe MEGRANI S.R.L.
  • Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë NSolution SHPK nga Z. Ermal Beqiri.

Të tre këto transaksione nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin ndryshim duke mos patur ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Me Vendimin nr. 1110, datë 20.09.2024, të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë GERMANI S.P.A. dhe filialit të saj TRASPORTI VECCHI ZIRONI S.R.L nga shoqëritë EURIZON CAPITAL REAL ASSET S.G.R S.P.A. dhe MEGRANI S.R.L.
  2. Me Vendimin nr. 1111, datë 20.09.2024, të autorizojë përqendrimin nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota ECO CLEANING SHPK, nga ortakët themelues të saj shoqëritë ALKO-IMPEX General Construction SHPK dhe 2T SHPK.
  3. Me Vendimin nr. 1112, datë 20.09.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë NSolution SHPK nga Z. Ermal Beqiri.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content