Njoftim për shtyp

Në datë 18.07.2024, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën plenare ku Kryetari i Komisionit të Konkurrencës Z. Denar Biba, paraqiti raportin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023.

Në fjalën e tij, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Biba prezantoi një përmbledhje të raportit vjetor mbi veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës, duke u ndalur në arritjet më kryesore të vitit 2023, si dhe në zbatimin e rekomandimeve të përcaktuara në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, z. Biba informoi Kuvendin se gjatë vitit 2023, Komisioni i Konkurrencës ka marrë 93 vendime, kryer 15 monitorime dhe realizuar 8 procedura hetimore, në tregjet sensitive dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit. Gjatë vitit 2023, janë intesifikuar marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit me zhvillimin e 5 aktiviteteve: 1 (një) konferencë ndërkombëtare, 1 (një) takim me botën akademike në Tiranë dhe 3 (tre) workshop-e me komunitetin e biznesit. Në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023 – 2025, Autoriteti i Konkurrencës ka përmbushur 100% këtë plan, duke miratuar brenda afateve kohore të përcaktuara, 3 (tre) aktet nënligjore të parashikuara, në përputhje të plotë me legjislacionin evropian në fushën e konkurrencës.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës theksoi se, ky institucion do të vijojë të përmbushë qëllimin e tij të përcaktuar në ligjin nr. 9121/2003, për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, përmes monitorimeve, hetimeve dhe marrjen e masave të nevojshme në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar, do të vazhdojë përafrimin e legjislacionit në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe do të mbetet i angazhuar në promovimin e advokacisë së konkurrencës me palët e interesit.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content