Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 12.02.2024, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë WE SII S.r.l. nga Z. Mauro Migliazzi, shoqëria Terna Forward S.r.l., dhe shoqëria DXT Commodities SA..
  2. Përqendrimi i propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë BTB Holding InvestmentsA. nga shoqëria Ultima Holding S.A.

Përqendrimet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1057, datë 12.02.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët  të shoqërisë WE SII S.r.l. nga Z. Mauro Migliazzi, shoqëria Terna Forward S.r.l., dhe shoqëria DXT Commodities SA. dhe me Vendimin nr. 1058, datë 12.02.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë BTB Holding Investments S.A. nga shoqëria Ultima Holding S.A.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.