Mbi tryezën e partneritetit lidhur me Kapitullin 8 “Politika e Konkurrencës”

Autoriteti i Konkurrencës, si lider dhe koordinator i kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës, më datë 27.04.2022 ora 11:00 në ambientet e Autoritetit, zhvilloi një takim në kuadër të “tryezës së partneritetit”, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin Evropian”. Në takim morën pjesë përfaqësues nga studio ligjore Boga & Associates dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Ministria e Bujqësisë dhe nga INSTAT si anëtarë të Gupit Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian (GNPIE). Gjatë takimit, pjesmarrësit u njohën me Udhëzuesin “Mbi kufizimet e konkurrencës “sipas objektit” për qëllime të përcaktimit të marrëveshjeve të cilat mund të përfitojnë nga Njoftimi De Minimis, i cili është parashikuar për miratim, tremujorin e dytë të vitit 2022, mbi zbatimin e PKIE 2022-2024.

Ky Udhëzim gjendet i publikuar në faqen web të Autoritetit të Konkurrencës caa.gov.al, për konsultim.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content