Fjala e Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Juliana Latifi, në Konferencën “Konkurrenca dhe Sipërmarrja”, mbajtur më 14 nëntor 2019

Fjala e Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Juliana Latifi, në Konferencën “Konkurrenca dhe Sipërmarrja”, mbajtur më 14 nëntor 2019

E nderuar Nënkryetare e Kuvendit, Zj. Hysi
I nderuar Ministër, Z.Shalsi
I nderuar Kryetar i Sektorit Ekonomik i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Z. Vera
Të nderuar pjesëmarrës.

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen me rastin e 15 vjetorit të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe me lançimin e Projektit të Binjakëzimit IPA, midis Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Komisionit Kombëtar Spanjoll të Tregjeve dhe Konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës, si një institucion publik i pavarur, ka hyrë në dekadën e dytë të tij. Në vitin e 15 të ekzistencës së tij, veprimtaria institucionale e tij mbështetet në moton se: Mbrojtja e konkurrencës së lire dhe efektive në treg, i shërben mbi gjithçka interesave të konsumatorit, nxitjes së sipërrmarjeve, eficensës së tregjeve si dhe  prosperitetit ekonomik dhe social afatgjatë të vendit.

Nga një institucion i brishtë fillimisht, me pak know–how, me trashëgimi zero në promovimin dhe mbrojtjen e konkurrencës së lirë, sot veprimtaria e Autoritetit të Konkurrencës mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në sektorët më sensitivë të ekonomisë, të tilla si: nafta, gazi, telefonia celulare, tregu i sigurimeve, tregu bujqësor, sistemi bankar dhe produktet  e tij, prokurimet publike, etj.

Nga të gjithë hetimet e kryera, që nga viti 2004 e deri më sot, nga ana e Komisionit të Konkurrencës janë marrë 655 vendime, nga të cilat sektorët/tregjet më të prekura janë:

– sektori financiar (bankat dhe tregu i sigurimeve);
– tregu i karburanteve;
– tregu i telekomunikacionit;
– tregu i energjisë;
– tregu i transportit, etj.

Forcimi i zbatimit të ligjit nëpërmjet vendosjes së masave administrative me gjoba ka qenë dhe është një instrument i rëndësishëm ligjor me anë të së cilit Autoriteti Konkurrencës ndërhyn në treg për të ndaluar dhe eliminuar shkeljen e rregullave të konkurrencës. Vetëm në vitin 2018, AK arkëtoi në të ardhurat e buxhetit të shtetit shumën: 269 milionë lekë.

Pjesë e rëndësishme e punës së Autoritetit të Konkurrencës është edhe vlerësimi ex-ante dhe ex-post, i akteve ligjore të institucioneve shtetërore dhe enteve të tjera rregullatorë publike, të cilat vendosin të drejta eksklusive/veçanta dhe ndikojnë konkurrencën në mëyrë të drejtëpërdrejtë në treg.

Autoriteti i Konkurrencës ka luajtur një rol aktiv në procesin e integrimit. Ai është institucioni lider ne Kapitullin e 8-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – “Konkurrenca dhe liberalizimi”.

Veprimtaria e tij, si nga pikëpamja e procedurave investigative, ashtu edhe vendimarrëse, është në koherencë me legjislacionin evropian dhe praktkën evropiane.

Duke ju falënderuar edhe një herë për pjesëmarrjen, kalojmë në punimet e kësaj konference sipas sesioneve.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content