IPA Twinning/ EUD

AK është përfitues i një projekti IPA II Twinning me titull “Further Strengthening the Competition Authority’s capacities to protect the free and effective competition in the market”, që synon të forcojë kapacitetet institucionale. Projekti pritet të fillojë implementim gjatë 2018.

Sofia Competition Forum (SCF)

  Autoriteti i Konkurrencës (AK), si pjesë aktive e Sofia Competition Forum, merr pjesë çdo vit në forumin e organizuar prej tyre, si edhe është shpesh pjesë e buletinit që botojnë ata nëpërmjet artikujve të ndryshëm.

Komuniteti i Sekretariatit të Energjisë (ECS)

  AK, vijon kooperimin me Sekretariatin e Energjisë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave për tregun e energjisë në Shqipëri. AK, ka raportuar rregullisht pranë ECS, në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Konkurrencës për tregun e Energjisë Elektrike dhe Tregun e Gazit Natyror në Shqipëri.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD)

    AK bashkëpunon me OECD duke përdorur praktikat më të mira të metodologjive gjatë punës së përditshme. AK merr pjesë në aktivitetet e përvitshme të OECD, si: konferenca, forume dhe seminare duke paraqitur përvojën shqiptare. Gjithashtu AK raporton për Raportin e OECD “Competitiveness in South-East Europe: A Policy Outlook”

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD)

  AK i kushton një rëndësi të madhe politikave të konkurrencës dhe ka bashkëpunim të vazhdueshëm  me UNCTAD. Në Gjenevë organizohet nga UNCTAD takimi i përvitshëm i “Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve mbi Konkurrencën, Ligjin dhe Politikat (IGE)”. Në takimin e 17’ të IGE në datat 11-13 Korrik 2018, mori pjesë

Rrjeti Ndërkombëtar i Konkurrencës (ICN)

  AK, është anëtare me të drejta të plota në Rrjetin Ndërkombëtar të Konkurrencës, që është rrjeti më i madh, i cili përfshin pothuajse të gjitha autoritetet e konkurrencës në Europë dhe botë që nga viti 2004. AK gjatë vitit 2017, ka ndërmarrë një rol më aktiv pranë ICN, duke

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH

  AK është përfitues i një projekti teknik me BERZH “Asistencë teknike për Autoritetin e Konkurrencës – Rritje kapacitetesh, mbështjetja për legjislacionin dhe advokacinë”,  nëpërmjet të cilit synohet mbështetja me një ekspertizë të specializuar për të bërë të mundur rishikimin e ligjit, në drejtim të propozimeve konkrete, për shtesa dhe

Qendra Rajonale e Konkurrencës (OECD-GVH / RCC)

  Autoriteti i Konkurrencës bashkëpunon me OECD-GVH/ RCC nëpërmjet pjesëmarrjes në trajnimet e vazhdueshme që kjo qendër ofron për vendet e Europës qendrore, lindore dhe juglindore. Në datat 19-21 Qershor 2018, OECD-GVH/ RCC organizoi së bashku me AK në Tiranë, seminarin me temë “Për kontrollin e përqendrimeve”, ku morën pjesë

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.