Për “Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit të ndërmarrjes Fitzroy Merger CO, tërësisht e kontrolluar nga CTH Invest S.A. me Ferrara Candy Company Holdings Inc.”

Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 486, datë 05.12.2017 vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet bashkimit të ndërmarrjes Fitzroy Merger CO, tërësisht e kontrolluar nga CTH Invest S.A. me Ferrara Candy Company Holdings Inc., pasi ky përqendim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese.

Nga analizat e kryera nga AK konstatohet se transaksioni i propozuar nuk do të ketë efekte në strukturën e tregut të brendshëm shqiptar, sepse ndërmarrja target nuk është e pranishme në Shqipëri. Si pasojë, nuk kemi një mbivendosje horizontale të veprimtarive ekonomike të shoqërive target dhe blerësit apo ndërmarrjeve të zotëruara nga grupi Ferrero.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content