Autoriteti i Konkurrencës – vizitë zyrtare në Varshavë, Poloni në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional

Në bashkëpunim me Zyrën Polake të Mbrojtjes së Konkurrencës dhe Konsumatorit (UOKiK) dhe me mbështetjen e instrumentit TAIEX të Bashkimit Europian, një delegacion nga Autoriteti i Konkurrencës po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë, Poloni, nga data 9 deri më 11 dhjetor 2024. Ky aktivitet ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ofrimin e ekspertizës në fushën e mbrojtjes së konkurrencës. Vizita synon shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në prezantimet e përfaqësuesve të lartë të UOKiK në: efikasitetin institucional, vlerësimet ligjore dhe proceset legjislative, praktikat e padrejta tregtare në sektorin bujqësor, kontrolli i përqendrimeve dhe transparenca përmeskomunikimit me publikun.

Një nga momentet kryesore të axhendës ishte dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Autoriteteve të Konkurrencës të Shqipërisë dhe Polonisë me qëllim lehtësimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe politikës së konkurrencës.

Kjo vizitë ndër të tjera synon angazhimin drejt përmirësimit dhe përditësimit të praktikave të punës në fushën e konkurrencës dhe politikave që zbatohen në funksion të saj dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Polonisë në fushën e konkurrencës. 

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.