Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Professional support s.r.o., nga shoqëria ORBICO d.o.o.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.927 prot., i AK, datë 05.11.2026, “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar, përmes blerjes së 70% të kuotave të shoqërisë target në fazën e parë, e cila do të vijojë me një blerje të mundshme të 30% të kuotave të mbetura në një fazë të dytë.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: ORBICO d.o.o., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Kroacisë, me objekt aktiviteti: Blerja dhe shitja e mallrave, realizimi i ndërmjetësimit tregtar në tregun e brendshëm dhe të huaj, përfaqësimi i shoqërive të huaja, transporti i mallrave dhe automjeteve rrugore, transporti ndërkombëtar i mallrave, Promovimi (reklamim dhe propagandë), shitja me shumicë e produkteve mjekësore, importi/eksporti i produkteve mjekësore, prodhimi dhe shpërndarja e gazit, veprimtari tregtare në pasuri të paluajtshme, etj.

ORBICO d.o.o. është shoqëria mëmë (holding) e Grupit ORBICO.

Shoqëria Orbico, zotëron 100% të kuotave të shoqërisë Orbico SHPK, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti: tregtim artikujsh industrial, import dhe eksport me shumicë dhe pakicë, etj.

Shitësit: Dy (2) ortakë të shoqërisë target.

Shoqëria Target: Professional support s.r.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit të Çekisë, me objekt veprimtarie: Blerja e mallrave për t’ua shitur konsumatorëve fundorë (tregti me pakicë) ose subjekteve të tjera që ushtrojnë veprimtari tregtare (tregti me shumicë, veprimtari ndërmjetësimi në fushën e tregtisë, shërbimeve dhe prodhimit, veprimtari këshillimi në fushën e biznesit, organizimit dhe ekonomisë, shërbime reklamimi dhe marketingu, studimi i tregut dhe opinionit publik.

Shoqëria target, Professional Support s.r.o., nuk ka prezencë ligjore dhe nuk gjeneron të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content