Rasti: Përftimi i pronësisë dhe kontrollit të vetëm të Softuerit CI Fuzz / CI Spark nga CARIAD SE.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 747 prot., i AK, datë 02.09.2026, “Njoftimi i Përqendrimit CARIAD SE dhe Softueri CI Fuzz/CI Spark”, ku jemi njoftuar në lidhje me përfitimin e të drejtave dhe pronësisë mbi softuerin “CI Fuzz / CI Spark”.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: CARIAD SE është një shoqëri e themeluar sipas ligjeve të Republikës Federale të Gjermanisë, me objekt aktiviteti: zhvillimi dhe tregtimi / ofrimi i zgjidhjeve softuerike për industrinë automobilistike, si dhe pjesëmarrja në shoqëri të çdo lloji, në veçanti në sektorin e programeve kompjuterike.

CARIAD është një filial në pronësi të plotë të Volkswagen Aktiengesellschaft, e cila është shoqëria mëmë e Grupit Volkswagen.

Grupi Volkswagen operon në Shqipëri përmes shoqërive të zotëruar indirekt prej tij: Porsche Albania SHPK dhe Porsche Leasing SHPK.

Shitësi: Dirk Obermüller në cilësinë e administratorit i falimentimit për pasurinë e shoqërisë Code Intelligence GmbH.

Target: Softueri ( CI Fuzz dhe CI Spark) janë zgjidhje softuerike për testimin automatik të programeve kompjuterike për të identifikuar gabime/gabime softuerike dhe dobësi sigurie duke testuar softuer me një numër të madh inputesh të ndryshme, përfshirë inpute të papritura ose të deformuara.

Target nuk ka filiale dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content