Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë ADDIKO BANK AG nga shoqëria RAIFFEISEN BANK INTERNATIONAL AG. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 567 prot., i AK, datë 22.06.2026, “Depozitimi i njoftimit në lidhje me transaksionin midis Raiffeisen Bank International AG dhe Addiko Bank AG”, ku jemi njoftuar në lidhje me ofertën publike vullnetare për marrje në kontroll të iniciuar nga Raiffeisen Bank International AG mbi të gjitha aksionet e emetuara dhe në qarkullim të Addiko Bank AG.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala ofertuese: RAIFFEISEN BANK INTERNATIONAL AG (RBI) është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Austrisë, e cila operon përmes bankave të ndryshme filiale dhe shoqërive të tjera të shërbimeve financiare, psh. në fushat e leasingut, administrimit të aseteve etj.

Grupi RBI ka një degë në Shqipëri – RAIFFEISEN BANK SH.A, shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila zotëron plotësisht shoqëritë RAIFFEISEN LEASING SHA dhe Raiffeisen INVEST – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive SHA, shoqëri aksionare të themeluara sipas legjislacionit shqiptar.

Shoqëria Target: ADDIKO BANK AG (Addiko) është një shoqëri aksionare, e listuar në bursë, e themeluar sipas legjislacionit të Austrisë, pjesë e Grupit Addiko, një grup bankar që ofron kryesisht produkte dhe shërbime bankare për konsumatorët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Evropën Juglindore.

Grupi Addiko nuk ka aktivitet, asete dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content