Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë DCC ENERGY PLC nga shoqëria KRYPTON HOLDCO II LIMITED dhe ECP DRAGON HOLDCO LTD, nëpërmjet shoqërisë DRAGON BIDCO LIMITED. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës, me shkresën nr. 703 prot. i AK, datë 11.08.2026 “Konfirmimi i Depozitimit të Njoftimit”, është njoftuar mbi përqendrimin e propozuar lidhur me blerjen e të gjithë kapitalit aksionar në shoqërinë DCC ENERGY PLC. nga shoqëritë  KRYPTON HOLDCO II LIMITED dhe ECP DRAGON HOLDCO LTD, nëpërmjet shoqërisë  së tyre në pronësi të përbashkët DRAGON BIDCO LIMITED.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala ofertuese:

-DRAGON BIDCO LIMITED është një shoqëri holding e themeluar sipas legjislacionit të Irlandës,e zotëruar bashkërisht nga KRYPTON HOLDCO II LIMITED dhe ECP DRAGON HOLDCO LTD. dhe që operon si shoqëri mjet blerje për qëllime të transkasionit.

-KRYPTON HOLDCO II LIMITED është një shoqëri e organizuar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit, në pronësi të plotë indirekte të fondeve, mjeteve të investimit dhe/ose llogarive të investimit të këshilluara dhe menaxhuara nga KKR.

-ECP DRAGON HOLDCO LTD. është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit, në pronësi të plotë indirekte të fondeve dhe mjeteve të investimit të këshilluara dhe/ose menaxhuara nga ECP.

Shoqëria target: DCC ENERGY PLC. është një shoqëri publike, e themeluar sipas legjislacionit të Irlandës, një shitës dhe distributor në tregun e poshtëm të produkteve dhe shërbimeve të energjisë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content