Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 276 prot. i AK, datë 17.03.2026, “Dërgim njoftimi për përqendrimin sipas Formularit të Thjeshtuar”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë TV Kabllor Shijaku SHPK nga shoqëria Albanian Satellite Communications SHPK.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Blerësi: Albanian Satellite Communications SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt të veprimtarisë: shërbime në fushën e telekomunikacionit, transmetimit satelitor, transmetimit të të dhënave, figurë, video, kërkime, konsultime, projektime, organizime, shpërndarje e produkteve të teknologjisë së lartë, shitjen dhe zbatimin e studimeve të ndryshme pas miratimit dhe në bazë të lejeve nga institucionet përkatëse; investimet në infrastrukturën e transmetimeve të të dhënave, investime direkte ose përdorim i kapaciteteve të tregut etj; investimin e kapitaleve të shoqërive dhe financime të tjera për blerjen e pasurive të patundshme dhe në vazhdim të aktiviteteve për arritjen e objektit të shoqërisë; zhvillimin e projekteve dhe rindërtimin e ndërmarrjeve industriale, pas dhe në bazë të lejeve të miratuara për shoqërinë nga institucionet përkatëse.
Shitësi: Sh. B. individ, shtetas shqiptar.
Target: TV Kabllor Shijaku SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti veprimtari televizioni kabllor. Shoqëria TV Kabllor Shijaku SHPK është subjekt i autorizuar nga AMA si OSHMA për përsëritjen e programit audioviziv dhe me zonë licencimi Qyteti i Shijakut.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
