Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Mobil Adat Távközlési és Informatikai Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria 4iG Informatikai Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.13 prot., i AK, datë 08.01.2026, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 90% të aksioneve të shoqërisë Mobil Adat Távközlési és Informatikai Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria 4iG Informatikai Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: 4iG Informatikai Zártkörűen Működő Részvénytársaság (4iG Informatikai Zrt.) është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, aktive në sektorin e IT-së, duke u fokusuar në teknologjinë e informacionit dhe integrimin e sistemeve për klientët. Ajo ofron dizajnin e sistemeve IT, zgjidhje të plotë për infrastrukturën digjitale, zhvillim të softuerëve kompleks, mbështetje për shërbime IT dhe mbështetje për iniciativa të transformimit digjital.

Kjo shoqëri është pjesë e grupit 4iG. Grupi 4iG është prezent në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë ONE ALBANIA SHA.

Shitësi 1: Mobil Adat Holding Zártkörűen Működő Részvénytársaság është një shoqëri aksionare e mbyllur, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë, me seli në Budapest.

Shitësi 2: SHOAL Vagyonkezelő Zártkörűen Működő Részvénytársaság është një shoqëri aksionare e mbyllur, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë, me seli në Budapest.

Shoqëria Target: Mobil Adat Távközlési és Informatikai Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság (Mobil Adat Kft.) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh IT, integrime sistemi, shërbime cloud dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Shoqëria ofron shërbime të të dhënave celulare bazuar në SIM të përshtatura për aplikime biznesi dhe industriale, si dhe lidhshmëri për arkat online, terminalet POS, makinetat automatike, karikuesit për automjete elektrike, matësit inteligjentë, pajisjet e telemetrisë dhe aplikime të tjera IoT/M2M.

Shoqëria operon kryesisht në Hungari, por shërbimet e saj janë të afta të mbështesin lidhshmëri ndërkufitare IoT.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    Skip to content