Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.

Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.

Autoriteti i Konkurrencës është në një faze të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë.

Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht, ofertën më të mirë

Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:

 

  1. nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;
  2. vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.

Kontributi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për të mundësuar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg.

Kredimarrësit që dëshirojnë të ndajnë informacionin e tyre, mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare :competition@caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.