Rasti: Rasti i përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë TOPCON CORPORATION nga shoqëria TK Co., Ltd. dhe indirekt nga KKR.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 438 prot. i AK, datë 28.04.2025 “Konfirmimi i Depozitimit të Njoftimit”, nëpërmjet të cilës jemi njoftuar mbi blerjen e propozuar, deri në 100% të aksioneve dhe të drejtave të votës në shoqërinë Topcon Corporation nga  shoqëria blerëse TK Co., Ltd.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Ofertuesi/Blerësi: – TK Co., Ltd, është një shoqëri aksionare e themeluar sipas legjislacionit të Japonisë, me objekt aktiviteti: Tregti dhe të gjitha aktivitetet e tjera që janë të ndërlidhura ose plotësuese me tregtimin. Gjithashtu biznesi kryesor i kësaj shoqërie është blerja dhe zotërimi i Letrave me Vlerë të shoqërisë nëpërmjet Ofertës së Tenderit, si dhe kontrolli dhe menaxhimi i aktiviteteve të biznesit të shoqërisë pas përfundimit të Ofertës së Tenderit.

Ofertuesi TK Co., Ltd është një shoqëri e krijuar për qëllim të veçantë të transaksionit (SPV), që zotërohet indirekt nga fondet e investimit, strukturat dhe/ose llogaritë e këshilluara dhe të administruara nga filiale te ndryshme të KKR & Co. Inc.

KKR është një firmë globale investimesh që ofron menaxhim të aseteve alternative, si dhe zgjidhje për tregjet e kapitaleve dhe sigurimet, e cila nuk ka filiale në Shqipëri, por realizon të ardhura nëpërmjet shitjeve të realizuara nga shoqëritë me portofol të kontrolluar dhe menaxhuara nga filiale të ndryshme të KKR & Co.

Shoqëria Target: TOPCON CORPORATION është një shoqëri e regjistruar sipas ligjeve të Japonisë, e cila bashkë me filialet përbejnë Grupin Topcon. Topcon është një zhvillues, prodhues dhe furnizues i pajisjeve dhe software-it në dy linja kryesore biznesi: sisteme pozicionimi për klientët e infrastrukturës dhe agrikulturës; dhe pajisje të kujdesit për sytë, në fushën e mjekësisë.

Në Shqipëri, TOPCON CORPORATION nuk ka prezence juridike, por është aktiv në fushat e tij të biznesit të kujdesit për sytë dhe infrastrukturën.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content