Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë TERMINALE GNL ADRIATICO S.R.L. nga shoqëritë VIKKA VTTI S.p.A. dhe SNAM S.P.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 487 prot., i AK, datë 10.07.2024 “Autorizim përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar lidhur me përfitimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë TERMINALE GNL ADRIATICO S.R.L. nga shoqëritë VIKKA VTTI S.p.A. dhe SNAM S.P.A.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Blerësit:

VIKA VTTI S.p.A është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, e kontrolluar në mënyrë indirekte nga VTTI B.V.

VTTI B.V. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar private, e themeluar sipas legjislacionit të Hollandës e cila zotëron, administron, operon dhe zhvillon asete të infrastrukturës energjetike në nivel kombëtar me fokus në sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

SNAM S.P.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, i cili zotëron operatorin kryesor të sistemit të transmetimit të gazit në Itali dhe ka interesa në shoqëri aktive në tregjet e transmetimit, rigazifikimit dhe ruajtjes së gazit edhe në vende të tjera të BE-së.

VTTI B.V. dhe SNAM S.P.A. kanë realizuar të ardhura në Shqipëri.

Shoqëria Target: TERMINALE GNL ADRIATICO S.R.L. (ALNG) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, me objekt aktiviteti zotërimi dhe operimi i një terminali rigazifikimi të GNL në detin Adriatik, Itali.

TERMINALE GNL ADRIATICO S.R.L. nuk ka prezence juridike dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.